Linjë e garantuar e bashkëpunimit

Sistemi i menaxhmentit të kompanisë është i certifikuar me: EN ISO 9001:2008 EN ISO 14001:2004

Traditë, cilësi, reputacion

Vlerat e kompanisë janë të bazuara në traditë, cilësi dhe reputacion si dhe në kulturën e organizimit të cilën e krijojmë me gjenerata. Qëndrimi i biznesit është i shprehur në mënyrë…

Lexo më shumë

të qartë përmes motos sonë „linja e sigurtë e takimit“, e cila është rezultat i realizimit të ideve të përbashkëta afariste dhe ëndrrave, si të investitorëve tanë të nderuar, blerësve dhe partnerëve afarist ashtu edhe tonave. Praktikojmë vizionin dhe misionin tonë. Jemi të aftë dhe ekspertë në kryerjen detyrave të komplikuara, i përfundojmë projektet në kohë dhe deri në funksionalitet të plotë. Marrim përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që janë në fushën e aktiviteteve tona dhe të gjitha aktivitetet si ato kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare i kordinojmë nga drejtoria kryesore në Mitrovicë, Republika e Kosovës.

Me gatishmëri u përgjigjemi të gjitha kërkesave të tregut, përmes ofrimit të prodhimeve dhe shërbimeve tona. Punojmë në forcimin e përparësive konkurruese përmes investimeve në burimet njerëzore dhe materiale, e gjithë kjo me qëllim të përmbushjes me sukses të obligimeve tona kontraktuale. Ju prezantojmë Maroven e Binçës – Gjilan e themeluar më 1987 e cila tashmë është bërë pronë e TehnoBurimit. Zhvillimin tonë të qëndrueshëm e shohim përmes një forme të përhershme dhe efektive të mbrojtjes dhe ruajtjes së hapësirës dhe mjedisit. Gjurmëve të “linjës së sigurtë të takimit” arrijmë kënaqësinë e investitorit, blerësit, partnerëve afarist dhe të të punësuarve tanë përmes realizimit të ndërrmarjeve ndërtimore, ofrimit të shërbimeve dhe vargut të prodhimeve tona duke respektuar ligjet dhe rregulloret tjera të mjedisit dhe vazhdmisht zhvillojmë vetëdijen e punëtorëve në aspektin e mbrojtjes së mjedisit. Linja e sigurtë e takimit ishte dhe mbetet parim udhëzues dhe nënkupton afarizmin efikas të kolektivit tonë. Ndërtojmë dhe realizojmë mundësi nga ëndërrat; të pathyeshme nga presioni i kohës. Përmes sponzorizimit të sportit, ngjarjeve kulturore si dhe përkrahjes së shoqërive dhe shoqatave të ndryshme të karakterit humanitar, si dhe angazhimi në zgjimin e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit, përpiqemi që të jemi ithtarë të idesë që për qëllim ka përparimin dhe ngritjen e cilësisë së jetës; sepse askush nuk mund ti bëjë të gjitha por secili mund të bëjë diçka.

Me politikën tonë të biznesit ne duam që të jemi shumë konkurrues në tregun evropian dhe duke bashkëpunuar me kompani nga BE dhe duke ndërtuar për investitorë nga BE kemi mundësi ti kuptojmë të metat e mundëshme por edhe përparësitë tona.

Kompania Buçaj SH.P.K ia beson punën TehnoBurimi për ndërtimin e objektit me sipërfaqe prej 20,000.00 m2

Buçaj

TehnoBurimi mundëson ndërtimin e urave të betonit

TB_URE

Klienti i rradhës

gekos

TehnoBurimi me marrëveshjen e rradhës.

Objekti 8000 m2

Falënderojmë kompaninë Rizam Holding për besimin ndaj nesh.

Mars 2023

Shopping Center – American Retail Park

Sipërfaqja: 24,000 m2

Lokacioni: Pejë

Tetor 2022

American Retail Park - Pejë
IMG_1858

TehnoBurimi D.D SH.A nis ndërtimin e një objekti tjetër gjigant Fabrikën e Dyshekëve Gjakovë.

Falënderojmë kompaninë Ventius International L.L.C Comodita Home për mundësinë e dhënë për ndërtimin e objektit 80,000 m2 e nënshkruar në datën 03.09.2021.

Jemi shumë mirënjohës ndaj klientëve tanë.

TehnoBurimi_Comodita

Disa nga projektet tona

Ne ju ofrojmë produkte të parafabrikuara që ju të ndërtoni me shpejtësi marramendëse dhe të keni siguri në ndërtimet tuaja.

Pse TehnoBurimi?

Që ndërtimet tuaja të përfundojnë më shpejt, më sigurt dhe më me cilësi, zgjidhni kompaninë tonë!

  • Shpejtësi
  • Siguri
  • Cilësi

Cilësia e ndërtimit dhe siguria kanë bërë që produktet tona të jenë zgjidhje e përkryer për ju.

Punësohu në TehnoBurimi

Në këtë kohë të vështirë pandemie TehnoBurimi mendon për qytetarët duke shpallur konkurs pune për këto pozita

VINI REPër çdo paqartësi ju lutemi mos hezitoni të na shkruani në adresën tonë të emailit [email protected]

Disa fakte rreth TehnoBurimi

0 +
Mbi 27 vjet eksperiencë
0 +
Mbi 200 projekte të përfunduara
0 +
Mbi 200 të punësuar

Disa nga klientët tanë

  • VIVA-freshstore_logo
  • interex_logo
  • ComoditaHomeLogoo01
  • thomas
  • Logo-Lexalko
  • logoN
  • severelecto_logo
  • dco-logo-web-mob
  • Ventius-Internatinal-Logo-WEB-4
  • llogo-hyrdo-line-final-u6331-fr
  • Everest-Construction-Group-Official-Logo
  • logo82
  • logo-1
  • logo-centrered-dark-1-1